Mbijeton Argjentina, Kepi i Gjelbër afër befasisë më të madhe të Botërorit NULL NULL 04.07.2026 09:15 04.07.2026 09:15 Argjentina mezi e ka mposhtur Kepin e Gjelbër për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Kampionët në fuqi të kësaj gare e nisën mirë me golën e Leo Messit në minutën e 29-të. Mirëpo, gjysmë ore më vonë, Kepi barazoi përmes Deroy Duertes. Në vazhdime Argjentina rigjeti golin e avantazhit përmes Lisandro Martinezit në minutën e 92-të. Në të 103-tën, Sidny Lopes Cabral barazoi për Kepin e Gjelbër, por autogoli i Diney Borgesit në minutën e 111-të vulosi fatin e takimit. Në fazën tjetër, Argjentina do të ketë punë me Egjiptin.