Gjendet kopja shumë e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-së NULL NULL 04.07.2026 10:12 04.07.2026 10:12 Një kopje shumë e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar në Arkivat Kombëtare në Kew, Britani, kopja e vetme që dihet të ekzistojë jashtë ShBA-së. Dokumenti u gjet nga vullnetari Michael Scurr gjatë sistemimit të arkivave historike. Kjo është një prej vetëm 11 kopjeve të shtypura në korrik të vitit 1776 në New Hampshire. Kopja ishte sekuestruar nga forcat britanike, dhe për shekuj me radhë dokumenti kishte mbetur i fshehur mes letrave të kapitenit britanik, Thomas Fitzherbert. Pas restaurimit, kopja do të ekspozohet në ekspozitën “Revolution 250” në Arkivat Kombëtare.