Tetë persona nga të shtënat me armë në ShBA akoma po trajtohen në spital NULL NULL 26.10.2023 22:54 26.10.2023 22:54 Në një konferencë për media nga spitali “Central Maine Health Care” kanë thënë se i kanë tetë pacientë duke i trajtuar nga shtënat. Tre janë në gjendje kritike, ndërsa pesë janë në gjendje të qëndrueshme, sipas John Alexander, shefi mjekësor në spital. Alexander tha se qendra e kujdesit shëndetësor pranoi gjithsej 14 pacientë pas të shtënave, duke përfshirë tre që vdiqën, dy u liruan, një që u transferua dhe tetë që u pranuan në spital. Në Leëiston të ShBA-së pati të shtëna të mërkurën në mbrëmje në një qendër boulingu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.