Testi i Maturës, Nagavci u uron suksese maturantëve NULL NULL 24.06.2023 08:24 24.06.2023 08:24 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen sot Testit të Maturës. “Ju uroj shumë suksese sot, në Provimin e Maturës Shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit. Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në Facebook. Nagavci tha se i inkurajon maturantët që të japin më të mirën nga vetja. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS