”Tesla” tenton sërish që ta paguajë Elon Musk 56 miliardë dollarë NULL NULL 20.04.2024 19:22 20.04.2024 19:22 Elon Musk ”Tesla” po kërkon sërish t’i japë shefit Elon Musk marrëveshjen më të madhe të pagave në historinë e korporatave amerikane, me vlerë 56 miliardë dollarë, shkruan BBC. Kompania e automjeteve elektrike (EV) po u kërkon aksionarëve të votojnë për pagën rekorde të CEO-t të saj, të vendosur për vitin 2018. Megjithatë, marrëveshja u refuzua në janar nga një gjykatës amerikan i cili e përshkroi atë si “një shumë të pamatur”. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Musk njoftoi planet për të shkurtuar më shumë se 10% të fuqisë së tij punëtore globale, përcjell klankosova.tv Tesla pushon nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore