Tërshani: Gjasat që Lladrovci të rikthehet në PDK janë të mëdha (VIDEO) NULL NULL 12.11.2025 22:27 12.11.2025 22:27 Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka thënë se Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit i cili këtë komunë e fitoi përmes Iniciativës për Drenasin Kampion, mund të kthehet në PDK. Ajo tha se nëse në krye të PDK-së vjen dikush që është i afërt me Lladrovcin, ky i fundit gjasat i ka të mëdha të kthehet në parti. “Gjasat janë të ndodhë kjo, dhe pastaj të bëhen tri partitë e mëdha në vend me nga shtatë komuna”, u shpreh Tërshani në Rubikon të Klan Kosova. Ishte gazetarja Tërshani që ditë më parë, po në Rubikon, paralajmëroi se në PDK do të ketë zgjedhje të brendshme. Sot, kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, dha dorëheqje nga drejtimi i partisë, teksa konventa e partisë ku do të zgjedhet kryetari i ri, do të mbahet të hënën e 17 nëntorit. /Klankosova.tv