Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim NULL NULL 11.10.2023 16:20 11.10.2023 16:20 QKUK. Foto: Arkiv I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica. “Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica. Pas lirimit, ai do të dërgohet në paraburgim. Terroristi serb u plagos gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”. Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë. Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë. Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos edhe polici Alban Rashiti.