Tërmeti në Kinë: Rritet në 135 numri i të vdekurve NULL NULL 22.12.2023 12:03 22.12.2023 12:03 Kinë Si pasojë e tërmetit në Kinë mbetën të vdekur 135 njerëz dhe u shkatërruan më shumë se 14 mijë shtëpi. Qindra banesa të përkohshme me një dhomë janë duke u ndërtuar në Kinën veriperëndimore për të mbijetuarit e tërmetit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Dymbëdhjetë persona mbetën të zhdukur në një zonë të goditur nga rrëshqitjet e dheut që përmbytën dy fshatra, thanë raportet. Ekipet e kërkimit po përdornin ekskavatorë për të gërmuar një det të dendur balte që mbulonte rrugët dhe ka mbyllur dhe bllokuar hyrjen në ndërtesa.