Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti në Afganistan: Të paktën 920 të vdekur dhe 600 të lënduar (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2022 12:13

Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 920 njerëz dhe qindra të tjerë të plagosur në Afganistan, thonë zyrtarët talebanë.

Pamjet tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit.

Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar të lënduarit  në spitale.

Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë shtypi se të paktën 920 njerëz ishin vrarë dhe 600 të tjerë u plagosën.

Sipas sizmologëve, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë në një thellësi prej 51 km.

Tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale  kur shumë njerëz ishin në shtëpi dhe në gjumë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në linkun  më poshtë gjeni videon nga pasojat e këtij tërmeti:

https://www.bbc.com/news/world-asia-61890804

lajme të ngjashme