Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës NULL NULL 18.06.2026 19:22 18.06.2026 19:22 Sot është konstituuar Këshilli Drejtues i Aleancës duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar. Kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, falënderoi anëtarët për punën e tyre gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit ku partia e tij shënoi rritje. “Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Aleancës. “Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës”. “Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese”.