Martinez: Na duhej goli, pse ta zëvendësoj golashënuesin më të mirë në histori? NULL NULL 18.06.2026 19:49 18.06.2026 19:49 Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, e ka mbrojtur vendimin e tij për ta mbajtur në lojë Cristiano Ronaldon. Ai tha se kombëtares së tij i nevojitej goli, andaj s’kishte si ta largonte nga loja golashënuesin më të mirë në histori të futbollit. Spanjolli u kritikua për këtë vendim, ashtu sikur edhe u “hodhën gurë” në drejtim të Cristianos për një paraqitje të dobët në barazimin 1-1 me Kongon.