Tentoi t’i jap ryshfet policit për të hyrë në Kosovë pa vizë, arrestohet rusja NULL NULL 18.01.2025 09:30 18.01.2025 09:30 Foto ilustruese Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, një shtetase ruse është arrestuar nga policia. Sipas policisë, e dyshuara u mundua t’ia jap 50 euro ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundësojë hyrjen në Kosovë pa vizë, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë