Tentoi të kalojë kufirin ilegalisht me mallra pa dokumente, shoqërohet në polici një person në Leposaviq NULL NULL 02.04.2026 09:27 02.04.2026 09:27 Një rast i tentim kalimit të paautorizuar të kufirit është raportuar më 1 prill rreth orës 14:10, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit. Sipas policisë, një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte tentuar të kalojë kufirin me automjet nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet kanë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor. “Koshuticë, Leposaviq 01.04.2026-14:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte tentuar të kaloj kufirin me automjet nga Republika e Kosovës për në Serbi. Në automjet janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallra janë dërguar në terminal doganor”.