Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tenisi nxit debat në media, topi me të cilin luhet ka ngjyrë të verdhë (FOTO)

NULL NULL
25.03.2018 14:00

Një nga sportet më fitimprurëse në botë, tenisi, ka shërbyer së fundi për një debat të ri në mediat sociale.

Kjo pasi përdoruesit e Twitter me shumë pasion kanë debatuar gjatë për të specifikuar ngjyrën e cila i takon topave të tenisit, njofton Klan Kosova.

Në mesin e alternativave në debat, kishte vetëm dy lloje ngjyrash të cilat krijuan polemikë mes miqve- e gjelbra apo e verdha.

Madje në këtë debat të nxehtë u kyç edhe super ylli Roger Federer, duke tërhequr edhe më shumë diskutimin.

Tetë herë fituesi i Wimbledonit ofroi zgjidhje një të verdhë të zymtë kur u pyet nga një tifoz i tij.

Megjithatë, mendimi i tij bëri shumë pak për të shuar debatin.

Një person ka shkruar në Twitter: ”Topat e tenisit janë të gjelbër. Roger Federer e ka gabim”.

Një tjetër ka shkruar: ”Gjithmonë kam menduar se topat e tenisit ishin të gjelbërta, por nëse Roger Federer thotë se ata janë të verdhë, kush duhet ta kundërshtojë?”.

Ndërsa për të zgjidhur këtë mister, sipas publikimeve zyrtare, topat e tenisit duhet të kenë masë në rangun 56.0-59.4 g.

Sipas tyre ngjyra e verdhë dhe e bardhë janë ngjyrat e vetme të miratuara nga ITF dhe shumica e topave të prodhuara janë një verdhë fluoreshente e njohur si “E verdhë optike”, e prezantuar për herë të parë në vitin 1972 pas hulumtimeve që tregojnë se ato ishin më të dukshme në televizion, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme