Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tema me interes të sportit veç në Klan Kosova në emisionin Sports Show

NULL NULL
02.03.2025 20:16

Veç gjashtë nga 38 federatat e sportit do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit.

Në mesin e atyre që t’u mohohen financat nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, është edhe Federata e Futbollit.

Kjo pasi FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.

Ndërkohë fitorja e Ballkanit në tavolinë ndaj Feronikeli`74 bëri bujë në vendin tonë.

Si ndodhi që ekipi nga Drenasi e inkuadroi një futbollistë që nuk kishte drejtë lojë?

E në Superligën e Kosovës, Drita vazhdon marshimin drejt titullit kampion.

“Intelektualët” janë shkëputur 11 pikë para Ballkanit që u mposhtë nga Malisheva.

As sonte nuk do të mungojnë intervistat me yjet e kombëtarës së Kosovës pasi do të zhvillojmë bisedë me Albion Rrahmanin.

Këto e tema tjera me rëndësi për sportin, do të keni mundësi t’i ndiqni në emisionin Sports Show në Klan Kosova.

Mos e humbisni nga ora 21:30.

lajme të ngjashme