Teleskopi Webb shkrep fotografitë e para të Jupiterit dhe hënës ‘Europa’ NULL NULL 15.07.2022 21:21 15.07.2022 21:21 Pas publikimit të imazheve të para, të martën, nga skajet e sistemit diellor, përmes teleskopit ‘James Webb’, NASA ka publikuar imazhet e Jupiterit dhe spektrat e disa asteroideve, të marra nga teleskopi. Imazhet e fundit u kapën për të testuar instrumentet e teleskopit, para se operacionet shkencore të fillonin zyrtarisht më 12 korrik. Fotot e teleskopit Webb tregojnë planetin më të madh të sistemit diellor përmes valëve infra të kuqe. Një pamje tregon breza të veçantë që rrethojnë planetin si dhe ‘Njollën e Madhe të Kuqe’, një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën. Pika ikonë duket e bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi i Webb. Imazhi tregon gjithashtu hënën e Jupiterit, ‘Europa’, në të majtë, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv. Përveç kësaj, hija e Europës mund të shihet në të majtë të ‘Njollës së Madhe të Kuqe’. Imazhet tregojnë gjithashtu hënat e tjera të Jupiterit – Thebe dhe Metis. Këto imazhe janë prova që Webb mund të vëzhgojë satelitët dhe unazat pranë objekteve të ndritura të sistemit diellor si Jupiteri, Saturni dhe Marsi. Pas pamjeve te reja nga gjithësia, dëgjohen edhe “rrahje të zemrës” Biden zbulon fotografinë me pamjen më të thellë të universit (FOTO)