Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tekstet shkollore: Situata me libra – mjegull e dendur (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 22.08.2023 20:18

Shtëpitë Botuese janë takuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, ku është diskutuar çështja e furnizimit me tekste shkollore.

Sipas dy palëve, nuk ka pasur ndonjë dakordim apo vendim në këtë mbledhje. Nga Ministria e Arsimit deklarojnë se kanë marrë zotim se ka tekste të mjaftueshme e se nuk do ketë rritje çmimesh.

Ndërkaq, Shtëpitë Botuese, thonë se në takim kanë bërë të ditur edhe vështirësitë që mund të paraqiten në proces.

Dikasteri i arsimit, veç pak ditë para fillimit të vitit shkollor ka dalë me një ide që tekstet shkollore të blihen nga prindërit, të cilëve do ju deponohen paratë.

Sipas dokumentacionit, procedura është anuluar me arsyetimin që ofertuesit kanë tejkaluar vlerën e parashikuar.

Ministria në fund të qershorit kishte premtuar që furnizimi me libra do bëhet për të gjitha klasat, më pas vetëm për nivelin 1-5, derisa si do veprohet përfundimisht u paralajmërua se do jipen detaje brenda javës.

lajme të ngjashme