Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teksa po pastronte, gruaja gjen dy granata dore në bodrumin e shtëpisë

NULL NULL
09.07.2026 08:44
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një grua ka raportuar në polici se gjatë pastrimit të shtëpisë së saj në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, në bodrum ka hasur në dy granata dore.

Bazuar në raportin e policisë, njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident, transmeton Klankosova.tv.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 08.07.2026. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë në bodrum kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera-granata dore. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin  e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme