Të shtëna me armë zjarri në Parkun Nacional të Sharrit, arrestohet i dyshuari NULL NULL 24.08.2025 10:05 24.08.2025 10:05 Është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional të Sharrit. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari posedonte leje të armës e cila i është konfiskuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartcekur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit, 15 fishekë, 35 gëzhoja 9×19 si dhe 7 gëzhoja me gas 9mm”. “I dyshuari posedonte leje të armës e cila i është konfiskuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport./Klankosova.tv