Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, ka të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

NULL NULL
23.02.2025 23:54

Një incident ka ndodhur sonte në fshatin Jashanicë të Klinës.

Atje ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast ka edhe të plagosur.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, deklaroi Gashi.

“Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, theksoi ai.

lajme të ngjashme