Të pamposhturit i matin forcat, sonte Bivol vs. Ramirez NULL NULL nga Emanuell Syla 05.11.2022 19:06 nga Emanuell Syla 05.11.2022 19:06 Sonte, këtë të shtunë, do të zhvillohet njëra nga përballjet më të forta që është parë muajve të fundit në boks. Kampioni në fuqi i kategorisë gjysmë të rëndë Dimitrii Bivol do të përballet me Gilberto Ramirez. Edhe rusi edhe meksikani janë të pamposhtur në karrierë, Bivol ka 20 fitore, 11 me nokaut, ndërsa Ramirez 44 fitore, 30 me nokaut. Lufta zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Abu Dhabi, diku pas orës 23 me kohën tonë. Është paraparë të zgjas 12 raunde, dhe është e vlefshme për titullin WBA World Boxing Association. Transmetohet nga mediumi ndërkombëtar DAZN.