Të paktën 65 të arrestuar për pjesëmarrje në protestën “Mesdita kundër Putinit” NULL NULL 17.03.2024 17:01 17.03.2024 17:01 Yulia Navalnaya, në qendër, e veja e Alexey Navalny, qëndron në një radhë me njerëzit që protestojnë përpara ambasadës ruse në Berlin, Gjermani | Foto: AP Të paktën 65 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në protestën “Mesdita kundër Putinit”, ka thënë grupi monitorues i protestës OVD-Info. Grupi tha se arrestimet kishin ndodhur në 16 qytete ruse, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Protesta simbolike inkurajoi njerëzit që të dalin për të votuar në ditën e fundit që mundën dhe të shkatërronin fletët e votimit. Ajo u mbështet nga Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, e cila mori pjesë në një demonstratë në Berlin. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh ndau një video të turmave duke brohoritur zonjën Navalnaya teksa ajo po largohej në orën 12:00 me orën lokale në qytetin gjerman.