Të miturat në Etiopi detyrohen ta lënë shkollën për t’u martuar NULL NULL 23.06.2015 15:23 23.06.2015 15:23 Martesat dhe shtatëzanitë e hershme janë një nga sfidat kryesore të adoleshenteve në Etiopi. UNICEF, ka realizuar një projekt fotografik, për të dokumentuar shpresat, ëndërrat dhe aspiratat e vajzave të reja në të gjithë Etiopinë, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova. Ariet Obang, është 17 vjeçe dhe ka një fëmijë një vjeçar. Ajo jeton në një fshat në Awol, afër Gambella. “Mua më ka pëlqyer shumë shkolla, dhe është shumë e rëndësishme për mua që fëmiu im të ketë mundësi që të përfundojë shkollën”, shprehet Obang. Angae Nugwo, është 15 vjeçe, dhe mirret me punët shtëpiake, që përfshinë edhe mbledhjen e ujit. Kur babai vdiç, dëshiroja që të qëndroja me nënën time dhe të bëhem infermiere, që të i ndihmojë komunitetit ku jetojë”, shprehet Angae. Ajulu Peter, është 13 vjeçe, dhe jeton në qytetin e Itang, në Gambella. “Është e vështirë për familjen time, që të ketë mbështetje pa babanë” “Ne nuk mund të kemi paratë që na nevojiten për shumë gjëra, si përshembull librat për shkollë”, shprehet Ajulu. Nyabuay Bol, është 17 vjeçare, dhe ka dy fëmijë. Njëri është 3 vjeç dhe tjetri 10 muajsh. “Kur u martova, unë nuk pata mundësi që ta përfundoja klasën e nëntë, por burri im nuk më ka lejuar që të shkojë në shkollë”, është shprehur Bol. Fayetu Mengestu Zeleke, është 13 vjeçe dhe këtu është në shtëpinë e saj në Fiche. Babai i saj, e largoi nga shkolla motrën e saj më të vjetër, po ajo u mbështet nga një OJQ vendore që të padisë babanë e saj. Guardo Shengut, është 14 vjeçe. Ajo po qëndron në shtrat, pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Ajo është detyruar që të martohen në moshën 11 vjeçare, dhe e ka lënë shkollën. Burri i saj është shumë i varfër, dhe për këtë arsyje ajo po qëndron në shtëpinë e nënës së saj. Ajo frikësohet shumë nga ai, sepse ai shumë shpesh e rrah kur bëhet nervoz. Tensae Belchew bashkë me burrin dhe djalin në Addis Ge. Tensae ishte 13 vjeçe kur u martua, kurse tani është 15. Ajo është detyruar që ta lë shkollën, por ajo do dëshironte shumë që ta vazhdonte.