Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të kërkuar për grabitje e ndihmë në vrasje, ekstradohen nga Zvicra e Shqipëria dy kosovarë

NULL NULL
30.07.2026 15:41
Foto nga Policia e Kosovës

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Zvicrës. I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.

“I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”.

lajme të ngjashme