Sadiku: Kushdo që e merr udhëheqjen e LDK-së, të jetë opozitë e zëshme ndaj pushtetit të VV-së NULL NULL 30.07.2026 15:52 30.07.2026 15:52 Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, është deklaruar pak orë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Saiku dekaroi që partia e tij duhet të jetë proaktive ndaj pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Sot, partia që më dha mundësinë të garoj për deputet dhe të cilën e kam zgjedhur për shkak të bindjeve të mia ideologjike, po kalon nëpër një proces të rëndësishëm, por thellësisht demokratik.Një pjesë e delegatëve kanë kërkuar ndryshim në udhëheqjen e partisë, përkatësisht largimin e kryetarit. Kjo nuk është diçka e pazakontë. Përkundrazi, është një proces normal që ndodh në shumë demokraci evropiane, ku drejtimi i partisë vendoset nga vullneti i delegatëve”,deklaroi Sadiku transmeton Klankosova.tv. Ai po ashtu tha se për këtë arsye, me aq zë sa ka si deputet, i fton dhe i lut të gjithë delegatët që të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe sipas vizionit që secili kandidat paraqet për të ardhmen e LDK-së.