Të hapet kafeneja e Tupakut NULL NULL 11.04.2017 11:51 11.04.2017 11:51 Administratorët e pasurisë së reperit të ndjerë Tupak Shakur, kanë paralajmëruar se do ta hapin një kafene të re në New York, në përkujtim të tij dhe bazuar në skeçet e reperit. Kjo kafe do të quhet “Tupac’s Powamekka Cafe”, do të bazohet në konceptin origjinal të restaurantit të bërë nga vetë reperi, e që janë gjetur në fletoren e tij. Restauranti do të ofrojë një koleksion të kuruar me kujdes nga arkivat e tij, përfshirë edhe fotografitë personale nga fëmijëria e tij, poezitë e tij dhe gjësendet reliket nga muzika prej artistëve të tij të preferuar, e madje edhe gjer tek ushqimi që ai e pëlqente. “Vizioni kreativ i Tupakut nuk ka pasur kufinj. Ai në mënyrë konstante ka qenë duke punuar në ide dhe plane që tejkaluan muzikën dhe filmin” , tha Tom Whalley, një nga administratorët e pasurisë së Tupac Shakur. “Një nga gjërat për t’cilat ai ishte ekstremisht i pasionuar ishte hapja e një restauranti – ai madje i kishte hartuar disa plane dhe koncepte për një meny. Ne jemi krenarë ta hapim kafenenë e Tupakut”, shtoi ai.