Të gjithë shtretërit e Klinikës Infektive kyçen në sistem qendror me oksigjen NULL NULL 11.03.2021 15:29 11.03.2021 15:29 Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga dita sotme është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike. Sipas ShSKUK, ky investim do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor, njofton Klan Kosova. “Për të parë investimin e bërë dhe funksionimin e këtij sistemi, dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka vizituar Klinikën Infektive, me ç’rast është informuar për punimet e kryera”. “Ai është njoftuar nga stafi i kësaj klinike se përmes këtij investimi do të jetë më i lehtë trajtimi i pacientëve dhe stafi i klinikës do ta ketë më të lehtë punën”. “Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga ShSKUK”. “Shtrirja e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen, do të vazhdojë edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinikat tjera të QKUK-së”. klankosova.tv