Të dyshuarit për plagosjen në Sarandë janë vëllezër NULL NULL 17.07.2025 20:52 17.07.2025 20:52 Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja me armë zjarri që ndodhi sot në Sarandë, ku mbetën të plagosur dy persona. A2Cnn raporton se në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja pistolete. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Të dyshuarit për plagosjen janë dy vëllezër, njëri 43 dhe tjetri 35-vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim. Tutje, bëhet e ditur se dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal./A2Cnn