Taylor Swift lanson albumin e ri, i 10-ti me radhë NULL NULL 21.10.2022 11:49 21.10.2022 11:49 Në mesnatën e së premtes të 21 tetorit, këngëtarja e muzikës pop, Taylor Swift ka publikuar albumin e saj të dhjetë të titulluar “Midnights”. Swift e pati paralajmëruar atë dy muaj më parë, ndërsa duke folur rreth inspirimit të albumit kishte thënë se është një “histori e 13 netëve pa gjumë të shpërndara gjatë gjithë jetës” dhe “një koleksion muzikor i shkruar në mes të natës, një udhëtim nëpër tmerre dhe ëndrra të ëmbla”. Albumi përmban plot 13 këngë, teksa bashkë me lansimin e tij, Swift ka publikuar edhe videoklipin e njërës nga këngët e albumit që quhet “Anti-Hero”, njofton Klankosova.tv. Në projektin e ri shfaqën emra të njohur të diskografisë botërore, përfshirë: aktoret Laura Dern, Elizabeth Ellis e Dita Von Teese, modelen Laith Ashley, producentin muzikor Jack Antonoff e të tjerë. Pjesë e albumit janë edhe këngë të frymëzuara nga historia e dashurisë së artistes me partnerin e saj, Joe Alwyn. Ky i fundit e ka bashkë-shkruar këngën “Sweet Nothing”. Pos 13 këngëve të albumit, pjesë e tij janë edhe katër këngë të tjera bonus të publikuara në disa prej platformave më eminente në botë. /Klankosova.tv