Takohet me nënën pas 70 vitesh NULL NULL 12.08.2015 17:30 12.08.2015 17:30 365050.TIF Një 92 vjeçare italiane rigjen vajzën e saj gjermane 71 vjeçare, me të cilën ishte ndarë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, raportojne mediat italiane. Me origjinë nga një fshat i vogël Emilio-Romana (veri) u dërgua për të punuar në Gjermani. Ajo mbeti shtatëzënë në vitin 1944 me një ushtar gjerman të martuar. Familja e të atit ia kishte marrë foshnjën menjëherë pas lindjes dhe e reja italiane ishte rikthyer në atdhe në përfundim të luftës pa humbur shpresën se një ditë do të mund t’a takonte vajzën e saj. Vajza kishte dijeni për kombësinë e së ëmës italiane por e dinte të vdekur, pasi familja e të atit nuk kishte dashur që nënë e bijë të takoheshin. Vitin e kaluar pas vdekjes së të atit, Margot Bachmann tashmë rreth të shtatëdhjetave bëri kërkesë pranë “International Tracing Service” (Shërbimit për Kërkim Ndërkombëtar) (ITS), qendër gjermane e dokumentimit të materialeve të luftës duke bërë të mundur rigjetjen e nënës së saj./ Shqiptarja