Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Qeveria e pranon publikisht dështimin me investime kapitale

NULL NULL
14.08.2022 18:02

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se në periudhën janar-qershor janë realizuar pagesa në vlerë prej 1 miliard e 38 milionë euro.

Sipas Xhaferit, qeveria e ka pranuar publikisht dështimin me investime kapitale.

“Raporti i Thesarit të shtetit i kundërshton tabelat exel të Ministrit Murati. Ministri po e pranon që nuk ka investime kapitale, e pa investime nuk ka zhvillimi ekonomik. Jo vetëm opozita, e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë e cila ka realizuar ZERO projekte kapitale për 6 muajt e parë të vitit 2022”, ka shkruar Xhaferi në facebook.

Xhaferi tha se  ministri Murati po mundohet ta arsyetojë qeverisjen, siç thotë ai, të zero-ve.

“Ministri Murati në gjithë statusin e tij, ku përmes gjuhës dëshpëruese mundohet ta arsyetojë qeverisjen e zero-ve, për ta bërë dëshpërimin akoma më të dukshëm, paska thënë vetëm një fjali në mënyrë dëshirore për investime kapitale “Po, edhe investimet kapitale do të bëhen”. Kur do të bëhen ministër pasi që norma e inflacionit ka thyer çdo rekord, kriza ka prekur secilin qytetarë në secilën pore te jetës. Jeni ministër, madje ministër i zerove. Ushtroje funksionon tënd”, ka shtuar ai.

Ai madje tha se katër ministri të kësaj qeverie kanë realizuar 0 për qind buxhet për investime kapitale.

“E ky është fakt që as Ministri Murati nuk po e mohon; jo se nuk don, por nuk mundet”, ka thënë Xhaferi.

Ai tha se nga 53 milionë euro për armatim e pajisje për ushtri, qeveria i ka shpenzuar dy milionë. Ndërsa sipas tij, nga 5 milionë euro për çerdhe, janë shpenzuar zero euro, pasi sipas tij, asnjë çerdhe nuk ka filluar të ndërtohet këtë vit.

150 projekte kapitale, sipas Xhaferit, nuk kanë filluar fare në Ministri të infrastrukturës.

Ai thotë se mbi 40 projekte nuk kanë filluar fare në Ministri të Arsimit dhe 100 të tilla s’kanë filluar në atë të kulturës.

“Prandaj kjo është Qeveri e ZERO projekteve, sepse gjithçka që shumëzohet me ZERO, mbetet vetëm ZERO”, ka përfunduar ai.

lajme të ngjashme