Tahiri bashkë me të rinjtë dhurojnë maska falas në Vushtrri NULL NULL 14.07.2020 18:03 14.07.2020 18:03 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i është bashkuar sot ekipit të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal për të shpërndarë maska falas për qytetarët e Vushtrrisë. Me këtë rast, ai ka deklaruar se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë sot po bartin maska, njofton Klan Kosova “Tani shumica absolute e qytetarëve po mbajnë maskë sepse e kanë kuptuar rëndësinë mbrojtëse të saj. Pra me mbajtë maskë nuk është marre, por shpëton jetë”, ka thënë kryetari Tahiri.