Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po marrim veprime për çmimin e naftës

NULL NULL
03.04.2026 12:57

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë gjatë seancës të jashtëzakonshme në Kuvend të thirrur për të diskutuar mbi çmimin e naftës.

Ai tha se, ndryshe nga shumë vende të botës që po ndërmarrin masa për të zbutur efektet e krizës globale, Kosova po qëndron pa veprime konkrete.

 “Italia ka marrë vendim për pako mbështetëse, Spanja gjithashtu. Kanë marrë veprime edhe vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. A mund të dimë vëlla pse ne jo? A jemi ne vendi më i pasur në Evropë që nuk po marrim veprime?” tha Tahiri./Klankosova.tv

lajme të ngjashme