Tahir Batatina shfaqet i qetë në facebook: “Hap pas hapi” NULL NULL 04.03.2025 23:55 04.03.2025 23:55 Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, e vuri përballë Drenicës së Ligës së Parë. Kjo duket që i ka dhënë shpresë trajnerit të Llapit për kualifikim më të lehtë në finale të këtij kompeticioni. Tahir Batatina e ka postuar një foto në rrjetin e tij social në facebook, me një mbishkrim në gjuhën angleze “Hap pas hapi”, njofton Klankosova.tv. “Step by Step, Forca Llapi” ka shkruar tekniku llapjan. Triumfi në Kupën e Kosovës, ka mbetur rruga e vetme për skuadrën e Llapit, që të kualifikohet në garat evropiane, pasi në Superligë gjendet në pozitën e parafundit, raporton Klankosova.tv Llapi është dy herë fitues i kësaj gare, të cilën e synon me të gjitha forcat edhe sivjet.