Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Szoboszlai me kontratë të re te Liverpooli

NULL NULL
17.07.2026 17:27

Liverpool ka njoftuar se mesfushori Dominik Szoboszlai ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin.

Numri 8 i “The Reds” ka firmosur një marrëveshje të re afatgjatë, e cila sipas raportimeve është një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë në Anfield deri në fund të sezonit 2030/31.

“Ndoshta kjo është dita ime më e madhe”, tha 25-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës së re.

“Ka disa momente që janë përpara kësaj, ndoshta kur firmosa për Liverpoolin ishte i pari, dhe sigurisht kur më lindi fëmija im. Por në karrierën time si futbollist, mund të them se kjo është ndër tre momentet më të rëndësishme.

Jam shumë i lumtur. Mezi pres të vazhdoj përsëri, përsëri dhe përsëri. Jam thjesht i lumtur që jam këtu, siç e kam thënë shumë herë”.

lajme të ngjashme