Sveçla për anëtarësimin në Interpol: Ka pengesa politike NULL NULL 06.09.2023 13:22 06.09.2023 13:22 Xhelal Sveçla Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Sveçla tha se ky proces ka pengesa politike. Por, ai u shpreh i bindur se kjo mund të arrihet. “Unë jam i bindur që me një mobilizim të duhur të të gjithë akterëve në këtë fushë ne do të arrijmë edhe këtë sukses ashtu edhe siç u bëmë pjesë apo dërguam përfaqësuesin tonë në Europol”, tha ai. Këto deklarime shefi i MPB-së i bëri gjatë ekspozimit të disa prej armëve, pajisjeve dhe njësiteve të Policisë së Kosovës. Kjo ceremoni u mbajt në sheshet “Skenderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë për nder të shënimit të 24 vjetorit të themelimit të organeve të rendit.