Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet” (VIDEO) NULL NULL 24.06.2022 12:03 24.06.2022 12:03 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës, duke akuzuar strukturat paralele serbe për këtë veprim, siç ka thënë ai, për të bërë presion ndaj Republikës së Kosovës. “Qëllimi është që të terrorizohen banorët atje, por edhe të ngjallin pasiguri për qytetarët e Kosovës”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv. “Kjo është në vazhdën e presioneve që strukturat paralele dhe Serbia i bëjnë Republikës së Kosovës. Ne nuk bimë në këto presione. Unë jam i bindur se institucionet e sigurisë do ta hetojnë deri në detaje më të imta, dhe ata të cilët sjellin pasiguri duhet të paraqiten para ligjit”. Sveçla tha se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale. Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i “Elektrokosmet” në veri