Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Kosovës organizon turne të futbollit për nder të Ditës së Çlirimit

NULL NULL
15.06.2026 15:12

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka zhvilluar një turne futbolli për nder të Çlirimit të Kosovës.

Sipas organizatorëve, ky turne ka mbledhur ekipe pjesëmarrëse dhe dashamirë të sportit në qytetin e Kranjit në Slloveni, transmeton Klankosova.tv.

Ky aktivitet sportiv organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës dhe synon të promovojë sportin, bashkëpunimin, miqësinë dhe lidhjet mes komunitetit shqiptar në Slloveni dhe më gjerë.

“Turneu i Lirisë” tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme sportive dhe shoqërore për komunitetin shqiptar në Slloveni, duke shënuar njëkohësisht një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Vendi i parë i takoi FC Eagle, të cilët mposhtën FC Kosova me rezultat 7-1 në finale, ndërsa në vendin e tretë ishte FC Alboz.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 16 ekipe, ndërsa u shoqërua me atmosferë dinamike dhe të jashtëzakonshme.

lajme të ngjashme