Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

NULL NULL
15.06.2026 15:44

Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat në Kosovë, si pjesë e masave të mbështetjes në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, ka shkruar Murati.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se për masën e mbështetjes së studentëve, komisioni vlerësues po vazhdon punën dhe listat do të publikohen sapo të jenë gati për ekzekutim.

“Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, tha ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme