Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trafiku në Ngushticën e Hormuzit i paqëndrueshëm pavarësisht pretendimeve për normalizim

NULL NULL
15.06.2026 16:20

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se anijet kanë filluar sërish të lëvizin nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Irani dhe SHBA-ja arritën dje një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, të dhënat e ditëve të fundit nuk tregojnë ende një rikthim të plotë të trafikut detar. Sipas platformës së inteligjencës së transportit detar Kpler, gjatë periudhës nga e mërkura e kaluar deri dje, vetëm 29 anije kanë kaluar përmes kësaj rruge strategjike detare, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Para shpërthimit të konfliktit, më shumë se 100 anije në ditë kalonin mesatarisht nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.

Ekspertët vlerësojnë se lëvizja e anijeve mbetet ende e pabarabartë dhe nën ndikimin e pasigurive që vazhdojnë të ekzistojnë në rajon, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme