Macron: Misioni për rihapjen e Hormuzit mund të fillojë ‘dy ose tre ditë’ pas konfirmimit të marrëveshjes NULL NULL 15.06.2026 15:11 15.06.2026 15:11 Një operacion i përbashkët për të rihapur Ngushticën e Hormuzit mund të nisë brenda dy ose tre ditësh, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas njoftimit të një marrëveshjeje kornizë midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës. Duke folur në samitin e G7 në Francë sot, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë “të gatshme të veprojnë shpejt” me qëllim rivendosjen e lirisë së lundrimit në ngushticë. Kjo, thotë Macron, do të përfshinte dërgimin e avionëve, fregatave dhe ekspertëve të asgjësimit të minave në zone, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ne gjithashtu kemi aeroplanmbajtësen tonë, Charles de Gaulle, me të gjitha pajisjet e saj mbështetëse, e cila mbetet në zonë dhe mund të vendoset brenda dy ose tre ditëve nga konfirmimi [i marrëveshjes]”, thotë Presidenti francez. Ai thotë se kjo vendosje do të kryhet me Amerikën dhe “paralelisht me iranianët”, duke siguruar që “rihapja e Hormuzit të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qëndrueshme”.