Suspendohet për 72 orë rreshteri që s’reagoi kur u sulmua gazetari Krasniqi në Prizren NULL NULL nga Hekuran Sokoli 12.08.2023 19:55 nga Hekuran Sokoli 12.08.2023 19:55 Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar për 72 orë një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar koloneli i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. “Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pasur një reagim dhe sjellje profesionale nga ai. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të mirë, të vazhdueshëm dhe profesional”, thuhet në komunikatën e PK-së. Kujtojmë se të premten Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Policët e pranishëm kur u sulmua gazetari në Prizren, IPK-ja nis grumbullimin e informatave