Shtien me armë në aheng familjar, dy persona përfundojnë në mbajtje NULL NULL 22.07.2026 08:58 22.07.2026 08:58 Foto ilustruese Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, të martën është raportuar për një rast me të shtëna me armë në një aheng familjar. Për rastin janë arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. “Policia i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë në një aheng familjar, dhe nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ka sekuestruar një pistoletë me gaz si dhe 21 gëzhoja të armës me gaz dhe 7 gëzhoja të armës. Gjatë kontrollit në një veturë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë AK 47 me 20 fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia. Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Amëmbajtje pa leje”. /Klankosova.tv