900 thirrje në ditë nga burgjet britanike, Krasniqi: Shqiptarët koordinojnë shpërndarjen e drogës (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 09:23 22.07.2026 09:23 Gazeta “The Telegraph” e ka publikuar një artikull që shkruan për të burgosurit shqiptarë brenda burgjeve të Britanisë së Madhe. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, brenda ditës i bëjnë 900 thirrje në ditë, duke komanduar bandat kriminale nga brenda. Këto të dhëna kanë ngritur alarm në Britani. E kjo temë e cila ka zgjuar kurreshtjen e opinionit, është trajtuar sot edhe në Programn e Mëngjesit në Klan Kosova. Gazetari Vullnet Krasniqi, deklaroi se kjo po bëhet për shkak të shpërndarjes së kokainës dhe marihuanës. “Ai personi që i shkon kokaina nëpër shtëpi të ndryshme ai nuk e din klientelën ku ka me e dërgu. E din ky që është në burg. Që i bjen se dy a tre persona i thirrin personat e tjerë dhe i çojnë dërgesat e kokainës”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova.