Kosova pa radar meteorologjik, Aliu: Kyç për paralajmërimin e stuhive (VIDEO) NULL NULL 22.07.2026 08:51 22.07.2026 08:51 Stuhi të fuqishme e kapluan Kosovën gjatë ditës së djeshme. Erërat e forta në shumë rajone shkaktuan dëme të mëdha, e fatkeqësisht edhe një person e humbi jetën në Pozheran të Vitisë. “Emegjencat natyrore dhe mbrojtja e qytetarëve”, ishte një nga temat kryesore që u diskutua me të ftuarit e Programit të Mëngjesit në Klan Kosova. Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, theksoi se Kosova është pa “radar meteorologjik”, duke vënë në dukje rëndësinë e pasjes së kësaj pajisjeje. “Radari është i jashtëzakonshëm për ‘Now Casting’, do të thotë për parashikimet afatshkurta. Unë kam marrë pjesë me një trajnim në Rumani. Ata në atë kohë, në vitin 2013-të, posedonin 7 radarë meteorologjikë dhe çuditërisht aty mësova se edhe në Ballkan ka mini tornado”, tha Aliu. Ai theksoi se me këtë radar parashikimet bëhen brenda orës si dhe nxirren edhe specifikat e breshrit.