Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen NULL NULL 23.11.2024 17:19 23.11.2024 17:19 Granit Xhaka ka shënuar një gol fantastik ndaj Heidenheim, duke vulosur fitoren për ekipin e tij, Bayer Leverkusen. Shqiptari me pasaportë zvicërane goditi mjeshtërisht nga jashtë zonës, për rezultatin 5-2 në favor të skuadrës së tij, njofton Klankosova.tv. Mysafirët befasuan në fillim të ndeshjes, duke krijuar avantazh të dyfishtë, 0-2, por “Aspirinat” u rikthyen shpejtë, fillimisht barazuan në pjesën e parë, kurse në të dytën shënuan edhe tri herë. Goli i Xhakës ishte ajka e mbrëmjes, pasi tifozët në “Bay Arena”shijuan një magji të tij, siç në fakt të gjithë janë mësuar nga kosovari. Pas kësaj fitore, Leverkusen arrin kuotën e 20 pikëve, nëntë më pak se Bayern Munchen i vendit të parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.