Sulmohet streha e OKB-së në Gaza, vriten 9 persona, 75 të tjerë plagosen NULL NULL 25.01.2024 08:25 25.01.2024 08:25 Foto ilustruese, sulmet në Gaza. Një ndërtesë e Kombeve të Bashkuara që strehon palestinezët e zhvendosur në Gazën jugore u godit nga zjarri i tankeve izraelite të mërkurën, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur 75 të tjerë, sipas Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë në Gaza. Ushtria izraelite tha se “aktualisht” përjashtoi mundësinë që një sulm ajror ose artileri izraelit të godiste Qendrën e Trajnimit UNRWA në Khan Younis. IDF-ja tha se një “shqyrtim i plotë i operacioneve të forcave në afërsi është duke u zhvilluar”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha në X se e gjithë qendra, një nga objektet më të mëdha të UNRWA në Gaza, po strehonte 30 mijë njerëz dhe është bërë e qartë se është një vend i OKB-së. Shtëpia e Bardhë tha se është “shumë e shqetësuar” nga ky sulm.