Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Drenas NULL NULL 02.08.2023 09:40 02.08.2023 09:40 Të martën rreth orës 19:00, një person është sulmuar me një mjet të mprehtë në Drenas. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova. “Gllogoc 01.08.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.