Sulmohet fizikisht prokurori Ramiz Buzhala NULL NULL 20.02.2025 12:29 20.02.2025 12:29 Prokurori Ramiz Buzhala Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, u sulmua sot fizikisht. Sulmi, u dënua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. I dyshuari është ndaluar për 48 orë. “Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.” KPK dhe ZKPSH thonë se “aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv “Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë”, thuhet në njoftim.