Sulmi në tru mund të rrisë rrezikun e demencës për 80 për qind, zbulon një studim i ri NULL NULL 03.02.2024 16:53 03.02.2024 16:53 Foto ilustruese Çdo vit, rreth 15 milionë njerëz në mbarë botën kanë sulm në tru. Studimet e kaluara tregojnë se të pasurit një sulm në tru mund të rrisë rrezikun e një personi për sëmundje të caktuara, siç është demencia, shkruan Medical News Today, transmeton Klankosova.tv. Studiuesit nga Universiteti McMaster raportojnë se të pasurit sulm rrit rrezikun e demencës së një personi me 80 për qind, edhe pas llogaritjes së faktorëve të tjerë të rrezikut të demencës. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se rreziku i demencës ishte tre herë më i lartë në vitin e parë pasi sulmi godet trurin.